Loading…
Mustafa: Kryeministrin se japim, nga Vetëvendosja nuk pranojmë kushte
  • 17/08/2019 | 09:47

Mustafa: Kryeministrin se japim, nga Vetëvendosja nuk pranojmë kushte

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka përsëritur edhe një herë se partia e tij nuk e jep kryeministrin në një koalicion të mundshëm me VV’në, ndërsa thekson se nuk do të pranojnë kushte, shkruan Gazeta Metro.


Isa Mustafa është deklaruar se pas takimit me Albin Kurtin janë marrë vesh që për të përafruar qëndrimet duhet të krijojnë grupe teknike.

“Ne nuk kemi biseduar konkretisht për koalicione sepse jemi marrë vesh që, për koalicione duhet të zhvillohet biseda kushtimisht ndërmjet grupeve teknike të subjekteve politike në mënyrë në mënyrë që të shihen krejt parakushtet për koalicion dhe poshtu të duhet të vendoset në organet të LDK-së tash po flas për veti të cilat marrin qëndrim për koalicione, është këshilli i përgjithshëm i LDK-së”, thotë ai për Ekonomia Online.

I pyetur nëse LDK-ja do të pranonte Albin Kurtin për kryeministër, Mustafa thotë se ende nuk kanë diskutuar për një mundësi të tillë, teksa shprehet se LDK-ja është e vendosur të udhëheqë me qeverinë e ardhshme.

‘Nuk kemi biseduar për kryeministrin. Mirëpo vullneti edhe qëndrimi i LDK-së është që LDK-ja të hyn në zgjedhje për ta pasur kryeministrin e vet, sepse ne vlerësojmë që jemi parti më e madhe jo vetëm më e madhe që del në bazë të opinionit publik por edhe mbi bazën e deputetëve që kemi tash në Kuvendin e Republikës së Kosovës mbi bazën e komunave në të cilat qeverisim, natyrisht që kjo nuk është një trashëgimi që është trashëgimi i përhershme por se ne besojmë që kemi njerëz shumë të mirë të aftë të përgatitur që ta qeverisin vendin sepse edhe në qeverisjen e kaluar kemi treguar se jemi të zot që të qeverisim vendin në pikat në të cilat të tjerët nuk kanë qeverisur si duhet”, thotë ai.

Thotë se janë shumë tema për të cilat duhet të koordinohen me VV’në, por që nuk pranojnë e as nuk do vendosin kushte.

Ai e pranon se kanë pikëpamje të ndryshme rreth zgjidhjes së tyre, duke përfshirë dialogun, zhvillimi ekonomik, privatizimit etj.

“Kushtet ne do t’i bisedojmë mos të them shprehimisht ose në mënyrë eksplicite për kushte sepse nuk është mirë që të vemi kushte njëra palë tjetrës,por janë disa çështje për të cilat ne duhet të tregojmë bashkërisht vullnet të mirë, është çështja e dialogut . Ne do ta shohim se si bashkërisht do të mund ta procedojmë, ose do të mund ta zhvillojmë dialogun. Është çështja e zhvillimit ekonomik të zvogëlimit të papunësisë, punësimit dhe janë çështje të cilat lidhen me sistemin tonë ekonomik. Dhe unë mendoj që aty nuk do ta kemi problem që të gjejmë gjuhë të përbashkët të zhvillimit të sektorit privatizim, punësimit iniciativës së lirë, por edhe menaxhimit më të mirë koorporativ të kompanive publike. Janë çështje të tjera që ndërlidhen me dialogun, që ka të bëjë me mos ndryshimin e kufijve, qoftë me Serbinë qoftë me vendet e tjera, sepse ne jemi shumë të qartë aty, është shumë e qartë edhe Kushtetuta e vendit, prandaj në këtë aspekt nuk do të vejmë kushte, por kusht është kushtetuta dhe kushte janë institucionet e Republikës së Kosovës”, thotë ai./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë