Loading…

Mustafa lajmërohet nga Trieste, asnjë fjalë për idenë e Vucic’it e Ramës

  • 12/07/2017 | 20:55

Mustafa lajmërohet nga Trieste, asnjë fjalë për idenë e Vucic’it e Ramës

Kryeministri në largim i Kosovës, Isa Mustafa, që po merr pjesë në Samitin e Triestes, ku ndodhet e pranishme edhe kancelaria gjermane Angela Merkel, e ku po diskutohet edhe tregu i hapur rajonal i vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Mustafa, ka bërë një postim në Facebook për pjesëmarrjen e tij në këtë samit, por nuk e ka thënë asnjë fjalë për idenë e presidentit serb, Aleksandar Vucic, për krijimin e një tregu të përbashkët të vendeve të Ballkanit Perëndimor, e cila po merr përkrahjen e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, e edhe të Brukselit zyrtar, por që ishte kundërshtuar ashpër nga kryeministri kosovar, shkruan gazetametro.net.

Rama dje në një shkrim autorial të botuar në prestigjiozen The Wall Street Journal, duke folur për takimin e Triestes, ka thënë se Shqipëria është pro idesë së tregut të përbashkët rajonal, pasi sipas tij, ndër të tjera kjo do të krijonte një treg prej 20 milionë banorësh, që do të ndihmonte në zhvillimin ekonomik të rajonit, pasi do të ishte një treg interesant për investitorët e huaj.

Në anën tjetër, kjo ide kur ishte dhënë më parë nga kryeministri i atëhershëm serb Aleksandar Vucic, ishte kundërshtuar ashpër nga kryeministri kosovar, Isa Mustafa, i cili kishte thënë se kjo ide, është rikthim i Jugosllavisë, të cilën Kosova nuk e përkrahë.

Një ide e tillë, përveç Kosovës po e kundërshton edhe Mali i Zi. Kosovës dhe Malit të Zi, duket se nuk u shkon përshtati kjo ide, pasi e shohin rrezikun nga kompanitë e fuqishme serbe, të cilat në një treg të hapur të rajonit, do të ishin vështirë të konkurueshme nga kompanitë e dobëta të dy shteteve më të vogla të Ballkanit Perëndimor.

Por, kësaj here Mustafa, nuk ka preferuar të flas për këtë temë.

Ai në postimin e sotëm nga Trieste e Italisë, vetëm ka bërë të ditur se në takim kanë qenë të pranishëm kryeministri i Italisë, njëkohësisht organizatori i Samitit, Paolo Gentiloni, kancelarja Gjermane, Angela Merkel, presidenti i Frances, Emmanuel Macron, sekretari i jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini e personalitete të tjera, ku vet Mustafa ka theksuar përkushtimin e Kosovës për rrugën integruese evropiane.

Mustafa ka bërë të ditur se në këtë takim ka kërkuar që Serbia dhe Bosnja e Hercegovina të eliminojnë barrierat në lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe mallrave si dhe barrierat tjera të Serbisë në energjetikë e fusha të tjera.

Gjithashtu, ka bërë të ditur se ka nënshkruar Traktatin e Komunitetit të Transportit, marrëveshje me rëndësi për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve të rajonit si dhe në raport me BE-në dhe shtetet e saj. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë