Kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve, Ragmi Mustafa është shprehur i kënaqur që në platformën për dialog me Serbinë është përfshirë edhe Lugina e Preshevës, trasnmeton Gazeta Metro.
Ai perms një postimi ka kërkuar që çështja e Luginës së Preshevës të bëëht diskutohet edhe në tavolinën negociuse.
“Përfshirja e luginës së Preshevës në platformën e Kosovës për dialogun me Serbinë të bëhet edhe fakt në tavolinën negociuese. Inkurajojmë Delegacionin Shtetëror, Qeverinë, Kuvendin dhe Presidencën e Republikës së Kosovës që ta bëjnë edhe fakt në tavolinën negociuese.” ”, ka shkruar Mustafa.
Ai ak shtuar se lugina e Preshevës duhet të trajtohet në dialogun në Bruskel dhe të mos injorohet sin ë negociatat e Rambujes dhe Vjenës.
“Pas mungesës së çështjes së Luginës së Preshevës në Rambuje, në Vjenë dhe në dialogun « teknik » të Brukselit, nuk ka dyshim se Lugina duhet të jetë temë e trajtuar në dialogun për marrëveshjen e mundshme përmbyllëse midis Kosovës dhe Serbisë, në përputhje me vullnetin politik të shprehur nga shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe me kërkesat e të zgjedhurve të tyre të shprehura në platformat e deklaratat e tyre politike, që nga Referendumi i vitit 1992 e deri në Deklaratën Politike të vitit 2018”. Ka shtuar Mustafa.
Postimi i tij i plotë:
ërfshirja e luginës së Preshevës në platformën e Kosovës për dialogun me Serbinë të bëhet edhe fakt në tavolinën negociuese.
Shpresëdhënës fakti që Republika e Kosovës e përfshin për herë të parë zyrtarisht Luginën e Preshevës në Platformën e saj për dialogun me Serbinë.
Inkurajojmë Delegacionin Shtetëror, Qeverinë, Kuvendin dhe Presidencën e Republikës së Kosovës që ta bëjnë edhe fakt në tavolinën negociuese.
Pas mungesës së çështjes së Luginës së Preshevës në Rambuje, në Vjenë dhe në dialogun « teknik » të Brukselit, nuk ka dyshim se Lugina duhet të jetë temë e trajtuar në dialogun për marrëveshjen e mundshme përmbyllëse midis Kosovës dhe Serbisë, në përputhje me vullnetin politik të shprehur nga shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe me kërkesat e të zgjedhurve të tyre të shprehura në platformat e deklaratat e tyre politike, që nga Referendumi i vitit 1992 e deri në Deklaratën Politike të vitit 2018./gazetametro.net