Loading…

Mustafa lut ministrat serbë të kthehen në Qeveri

  • 18/01/2017 | 10:51

Mustafa lut ministrat serbë të kthehen në Qeveri

Në mbledhjen e Qeverisë, kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka shprehur vendosmërinë e Qeverisë për të zbatuar plotësisht dhe pa asnjë mëdyshje ligjshmërinë dhe kushtetutshmërinë në vend.

Kryeministri Mustaf, ka përsëritur ftesën për përfaqësuesit politikë të serbëve të Kosovës, që të kthehen në institucionet e Republikës së Kosovës.

“Unë dëshiroj që edhe njëherë të përsëris ftesën për serbët e Kosovës, që ata të kthehen në institucionet e Republikës së Kosovës, në Qeveri dhe Kuvend dhe të punojmë bashkërisht për të ardhmen e qytetarëve të Kosovës, pa asnjë dallim”, ka thënë Mustafa.

Kryeministri tha gjithashtu se Qeveria është e përkushtuar për dialog dhe për të implementuar

“ Qeveria është e përkushtuar për të implementuar marrëveshjet nga dialogu, edhe marrëveshjen për asociacionin e komunave me shumicë serbe. Ne do të fillojmë me implementimin e saj në harmoni me vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe me Marrëveshjen e parë, por me pjesëmarrje të serbëve dhe komuniteteve tjera në këtë proces. Ky proces do të jetë i hapur dhe transparent, si për institucionet e Republikës së Kosovës, ashtu edhe për opozitën dhe për shoqërinë civile”, ka theksuar Mustafa./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë