Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, ka thënë se njohja e sotme nga Bangladeshi është dëshmi e forcimit të vazhdueshëm të shtetësisë dhe subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.
“Arritjet e Kosovës në politikën e jashtme, janë rezultat i argumenteve globale politike, juridike dhe ndërkombëtare që po jep shteti i Kosovës në të gjitha fushat si dhe qëndrimet parimore në raport me vlerat universale botërore”, është shprehur i pari i LDK’së, raporton gazetametro.net
Tutje, ai ka ripërsërtirut synimet e Kosovës për anëtarësim në OKB.
“Procesi i njohjes së Kosovës do të vazhdojë më tutje, deri në anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara, proces që po përkrahet edhe nga miqtë tanë ndërkombëtar, në krye me Shtetet e Bashkuara te Amerikës”, ka shkruar ai në rrjetin social Facebook.
Në emër të Qeverisë dhe popullit të Kosovës ai ka falënderuar Bangladeshin për njohjen dhe ka treguar se janë në pritje të marrëdhënieve diplomatike. /gazetametro.net