Loading…

Mustafa: Norvegjia, partner i rëndësishëm i Kosovës

  • 14/02/2017 | 18:14

Mustafa: Norvegjia, partner i rëndësishëm i Kosovës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti ministrin e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, Borge Brende, me të cilin kanë biseduar për bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve si dhe zhvillimet në Kosovë dhe rajon, njofton kumtesa nga Kryeministria.


Duke e falënderuar për përkrahjen e madhe të Norvegjisë, kryeministri Mustafa shprehu përkushtimin e Kosovës për zgjerimin e bashkëpunimit në shumë fusha, me theks të veçantë në ekonomi.

“Kosova ofron kushte të shumë ta favorshme për investitorët norvegjezë të cilët mund të shfrytëzojnë edhe Ligjin për Investime Strategjike, që tashmë ka hyrë në fuqi, që të jenë sa më prezentë me investimet e tyre shumë të mirëpritura në Kosovë”, tha kryeministri, duke shtuar se Norvegjia ka qenë dhe mbetet partner i rëndësishëm i Kosovës.

Më tej, kryeministri Mustafa e ka njoftuar për proceset tjera në Kosovë, për rrugën euroatlantike të Kosovës si dhe për zhvillimet në rajon dhe më gjerë.

Ministri i Punëve të Jashtme të Norvegjisë, Borge Brende, shprehu përkrahjen e mëtejme të Norvegjisë për Kosovën, në shumë fusha.

Duke vlerësuar progresin e arritur deri më tani në Kosovë, ministri Brende, shprehu vullnetin e Norvegjisë për fuqizimin e bashkëpunimit dhe të shkëmbimeve ndërmjet dy shteteve.

Gjatë takimit, u bisedua edhe për mundësitë e bashkëpunimit të mëtejmë në fushën e drejtësisë, ekonomisë, në fushën e barazisë gjinore si dhe në fusha të tjera.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë