Loading…

Mustafa: Nuk ka ushtri pa leje nga SHBA’ja dhe NATO’ja

  • 09/04/2017 | 11:46

Mustafa: Nuk ka ushtri pa leje nga SHBA’ja dhe NATO’ja

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa përsërit se ushtria duhet të bëhet vetëm me përkrahjen e SHBA-së dhe NATO-së derisa thotë se Thaçi po bën mirë që po punon në këtë drejtim.

“Presidenti e ka marrë iniciativën që të procedojë me ushtrinë. Ne përkrahim çdo iniciativë e cila do t’ia sigurojë ushtrinë Kosovës në bashkëpunim me SHBA dhe me NATO-n. Po ashtu, përshëndesim edhe hapat që tani po merren për të krijuar mundësinë për këtë bashkëpunim”, ka thënë Mustafa, në një tubim partiak, në Malishevë.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi pati nisur procesin e themelimit të ushtrisë, më 5 mars, në ditën e Epopesë së UÇK-së , duke propozuar ndryshime ligjore që FSK-në e bëjnë me mision ushtarak. Kjo nismë ishte kundërshtuar nga SHBA dhe NATO. Kishin kërkuar që ushtria të themelohet përmes ndryshimeve kushtetuese, që kërkohen edhe 2/3 e votave të shumicës dhe pakicës.

Të premten, Thaçi konfirmoi se është tërhequr përkohësisht nga ideja për të themeluar ushtrinë përmes ndryshimeve ligjore, për t’iu dhënë hapësirë serbëve të ndryshojnë mendim lidhur me këtë proces.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë