Loading…

Mustafa: Nuk kam pritur se do më rrëzoni për hajnitë e PDK’së

  • 06/05/2017 | 13:26

Mustafa: Nuk kam pritur se do më rrëzoni për hajnitë e PDK’së

Kryeministri Isa Mustafa, me gjasë duke e ditur se qeveria e tij po bie, ka filluar ta sulmojë partnerin e koalicionit PDK’në, ende pa ndodhur kjo.


Përmes një reagimi rreth Mocionit të votëbesimit, të iniciuar nga opozita, e të përkrahur edhe nga disa deputetë të PDK’së, Mustafa ka thënë se qeveria e tij nuk ishte dashur të rrëzohej duke iu faturuar keqperdorime që janë bërë në qeveritë e kaluara, duke aluduar në ato të PDK’së, shkruan gazetametro.net.

Në këtë reagim Mustafa, ka përmendur edhe aferën e pasaportave, ku shteti i Kosovës ka humbur 5 milionë euro, aferë e cila kishte ndodhur në ministrinë e Brendshme të drejtuar nga ish ministri Bajram Rexhepi, pjesë e qeverisë Thaçi II.

“Kam pritur se Mocioni i opozitës do të përmbajë diçka që kemi punuar keq apo s’kemi punuar atë që kemi premtuar. Por, se kësaj Qeverie do të tentohet t’i adresohen keqpërdorimet, vjedhjet, abuzimet e aferat me të cilat asnjë vendim dhe anëtar i kësaj Qeverie s’ka të bëjë, nuk kam pritur!”.

“Asnjë mocion kundër Qeverisë nuk i shpëton ata që mendojnë të plaçkisin 30 milion euro nga Telekomi i Kosovës, ata që ia bënë shtetit faturën e pasaportave mbi 5 milion euro apo ata që shpresojnë se do ta plaçkisin shtetin edhe përmes Axosit, nëse kjo Qeveri bie”, ka thënë kryeministri Mustafa. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë