Loading…

Mustafa nuk tërhiqet, flet për plane nga korriku

  • 06/05/2017 | 08:57

Mustafa nuk tërhiqet, flet për plane nga korriku

Të gjitha partitë politike parlamentare, duke përfshirë partinë më të madhe të koalicionit, PDK’në, janë duke insistuar në zgjedhje të parakohshme, përveç Isa Mustafës, i cili po vazhdon të veprojë sikur asgjë nuk po ndodhë në këtë drejtim.


Mustafa, sot përmes një postimi në Facebook, ka folur për të arriturat që ka bërë qeveria e tij, në kategoritë sociale, dhe për projektin e radhës, për të cilin thotë se do të fillojë nga 1 korriku i këtij viti, shkruan gazetametro.net.

“Kjo Qeveri rriti deri në 65% pensionet kontributdhënëse dhe 25% asistencën sociale. Kjo Qeveri nisi dhënien e pensioneve për veteranët e UÇK-së, çështje e premtuar dhe e zvarritur 15 vjet. Përfunduam përgatitjet dhe fillojmë me sigurimet shëndetësore nga 1 korriku 2017. Mirëqenia sociale po rritet dhe do të ngritet”, ka shkruar Mustafa. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë