Loading…

‘Për dy vjet krijuam 40.000 vende të reja të punës’

  • 19/03/2017 | 16:27

‘Për dy vjet krijuam 40.000 vende të reja të punës’

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka përsëritur se prioritet i koalicionit qeverisës është zhvillimi ekonomik në vend. Sipas kreut të LDK’së, për dy vite në Kosovë janë krijuar plot 40.000 vende të reja të punës. Tutje, ai ka thënë se kanë konstatuar qëndrueshmëri financiare dhe fiskale, me një rritje ekonomike prej mbi 4 për qind për vitin 2015 dhe 106, duke premtuar se në vitet e ardhshme kjo rritje do të jetë edhe më e madhe, përcjell gazetametro.net


“Vazhdimisht kemi konstatuar se prioritet thelbësor i këtij koalicioni qeverisës është zhvillimi ekonomik. Kemi siguruar qëndrueshmëri financiare dhe fiskale me rritje stabile ekonomike prej mbi 4% për vitin 2015 dhe 2016, ndërkaq në vitet në vijim rritja do të jetë edhe më e madhe”, ka thënë Mustafa.

“Politikat e Qeverisë nxisin sektorin privat, lindjen e bizneseve të reja dhe vendeve të reja të punës nga sektori privat. Sipas statistikave të biznesit, në vitin 2016 janë hapur 10549, e janë mbyllur 2379 biznese”, ka shtuar Mustafa duke folur për nxitjen e sektorit privat nga politikat e qeverisë, përchell gazetametro.net

Në vijim, Kryeministri përmend raportin e bizneseve të reja kundrejt atyre të mbyllura, për të treguar që biznesi privaty në Kosovë po rritet. Por, kur ka përmendur shifrën e vendeve të reja të punës, Mustafa nuk ka përmendur asnjë raport specifik.

isa-mustafa

 Tabela e publikuar nga kryeministri Mustafa, ku figurojnë bizneset e shuara dhe ato të regjistruara në Kosovë dhe rajon

“Sipas European Commerce Registry Forum, ky raport i bizneseve të reja kundrejt atyre të mbyllura është më i miri në Evropë. Përderisa në Kosovë po rritet biznesi privat dhe po gjenerohen vende pune e rritje ekonomik, në disa vende të rajonit këto trende janë negative, që nënkupton se më shumë mbyllen biznese në krahasim me ato që hapen. Në anë tjetër, raporte të ndryshme konfirmojnë se në dy vjet kemi krijuar mbi 40.000 vende të reja të punës”, ka shkruar Mustafa në rrjetin social Facebook.

“Raporti i fundit i ASK-së tregon për numër të përgjithshëm të të punësuarve në Kosovë prej 347,185 deri në tremujorin e tretë 2016, që është numri më i lartë ndonjëherë. Zhvillimi ekonomik është parakushti themelor për një shtet të fortë dhe të respektuar”, ka përfunduar i pari i LDK’së. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë