Loading…

Mustafa: Posti i Vjosës të sqarohet me Kushtetutë, nuk kemi qëndrim eksplicit për PDK’në

  • 07/11/2020 | 11:59

Mustafa: Posti i Vjosës të sqarohet me Kushtetutë, nuk kemi qëndrim eksplicit për PDK’në

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa nuk ka specifikuar partinë që, sipas tij, meriton ta ketë postin e presidentit të Republikës, ndonëse në disa media u raportua se ai e favorizon PDK-në.

Mustafa, në një prononcim për “Indeksonline”, ka thënë se nuk ka apostrofuar subjekt të caktuar, por ka folur për ndarje sipas fuqisë politike si dhe konsensusin si mundësi te një zgjidhjeje te pranueshme.

“Nuk kemi qëndrim eksplicit si LDK se a pajtohemi qe PDK ta ketë Presidentin. Është çështje e cila duhet te diskutohet dhe të vlerësohet”, është shprehur ai.

Ndërsa, kreu i LDK-së ka thënë se për postin e Vjosa Osmanit si presidente, duhet të ketë konfirmim ligjor.

“… sa i përket Vjosës dhe ushtrimit të pozitës së Presidentit, lypset të sqarohet Kushtetuta. Nuk është çështje politike”, është shprehur Mustafa.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë