Loading…

Mustafa: Qeveria e përkushtuar për funksionalizimin e Aeroportit të Gjakovës

  • 02/04/2017 | 13:46

Mustafa: Qeveria e përkushtuar për funksionalizimin e Aeroportit të Gjakovës

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka vizituar sot Aeroportin e Gjakovës, ndërsa pas takimit me drejtuesit dhe vizitës së aseteve e pajisjeve ekzistuese, ka theksuar përkushtimin e Qeverisë së Kosovës që në muajt në vijim të punohet fuqishëm në funksionalizimin e këtij Aeroporti.

Duke bërë të ditur se shumë shpejt, së bashku me ministrin e Zhvillimit Ekonomik, të Transportit, të Financave dhe të FSK-së, do të vizitojnë këtë Aeroport dhe do të shqyrtojnë mundësitë se si të veprohet më tutje, kryeministri tha se ky është një aset tepër i rëndësishëm i Kosovës, i cili aktualisht ka një vlerë mbi 10 milionë euro të pajisjeve dhe ndërtesave.

“Do të zgjidhet edhe çështja e pronave, por para së gjithash çështja e përdorimit dhe shfrytëzimit ekonomik të këtij Aeroporti. Aeroporti është në vend të mrekullueshëm dhe shumë të përshtatshëm. Është një aset për të cilin ka nevojë Kosova që të shfrytëzohet ose për udhëtarë, për mallra, ose si shkollë e pilotimit ose për FSK-në apo Ushtrinë e ardhshme të Republikës së Kosovës. Ne, gjithsesi do të punojmë në muajt në vijim që ta funksionalizojmë, të sigurojmë që stafi i cili punon këtu të ketë mjete edhe për sigurimin e aeroportit por edhe për mundësinë e operimit të tij. Po ashtu, u morëm vesh që ta bëjmë një studim të fizibilitetit nga i cili do të del rezultati konkret se si është mënyra më e mirë e shfrytëzimit të këtij aeroportit”, tha kryeministri Mustafa.

Kryeshefja ekzekutive e Aeroportit të Gjakovës, Vlora Gojani, duke falënderuar kryeministrin Mustafa për vizitën, e ka njoftuar për aktivitetet dhe për të gjithë punën që është kryer në Aeroportin e Gjakovës.

“Mirëpo, njëherësh i ndamë edhe të gjitha sfidat dhe problemet me të cilat jemi ballafaquar gjatë vitit. Shpresojmë se do të përfitojmë të dy anët nga ky takim. Aeroporti i Gjakovës është aset nacional, është aset shtetëror dhe jemi drejt funksionalizimit të këtij Aeroporti”, tha Gojani.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë