Loading…

Mustafa: Qeveria nuk lëshon pe, zgjedhje kërkojnë ata që kanë problem me ligjin

  • 05/05/2017 | 20:00

Mustafa: Qeveria nuk lëshon pe, zgjedhje kërkojnë ata që kanë problem me ligjin

Kryeministri i vendit Isa Mustafa ka thënë se nuk është aspak i shqetësuar për seancën e të mërkurës, në të cilën do të votohet rrëzimi i qeverisë.


“Nuk jam fare i shqetësuar për këtë. Rrëzimin e qeverisë e kërkojnë të gjithë ata që kanë problem me ligjin, ata që kanë shkel dikun në krim e korrupsion. Qeveria nuk lëshon pe sepse e kemi luftuar dhe do ta luftojmë korrupsionin e krimin”, tha ai në linjë direkte nga Londra, për RTK-në.

Madje i pari i ekzekutivit tha se nuk do të kërkojë as seancë të jashtëzakonshme për votimin e demarkacionit, por do t’ia lë kuvendit që të vendosë për datën e saj.

“Të hanën e procedojnë Demarkacionin, e procedurat tjera janë përgjegjësi e kuvendit. Unë nuk e di cilën ditë do të shkojë demarkacioni në kuvend, sepse atë e vendos kuvendi”, tha Mustafa.

Ndërsa sa i përket kërkesës së partnerit të koalicionit për shkuarjen në zgjedhje të parakohshme, shefi i Qeverisë ia kujtoi PDK’së marrëveshjen e 2014’tës, në të cilën pika 14 thotë se partnerët nuk përkrahin mocione të iniciuara nga opozitarët.

“Nëse njëra anë vepron në mënyrë të njëanshme, është në përgjegjësinë e saj. Kërkojë dhe pres përgjegjësi reciproke”, tha ai.

Kryeministri po qëndron në Londër në vizitë zyrtare, ndërsa nesër pritet të kthehet në Kosovë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë