Loading…

Mustafa: Qeveria po e neglizhon zhvillimin e ‘Trepçës’ (Video)

  • 22/04/2017 | 10:21

Mustafa: Qeveria po e neglizhon zhvillimin e ‘Trepçës’ (Video)

Kryetari i Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Muhamet Mustafa, ka thënë për Ekonomia Online se nuk ka asnjë arsye që të zgjatën punët që do të duhej të bëheshin pas miratimit të Ligjit për Trepçën.


Ai  gjithashtu ka thënë se deri tani ka qenë dashur të formohej bordi i korporatës “Trepça” dhe qeveria të sjell strategjinë për këtë ndërmarrje pasi studimi i fizibilitetit ka përfunduar.”

Mendoj se kanë mundur që gjërat të shkojnë pak më shpejt, natyrisht se pritet që të propozohet bordi, studimi i fizibilitetit është përfunduar, qeveria duhet që në bazë të studimit të fizibilitetit dhe të dhënave të saj ta sjell strategjinë për Trepçën, bordi duhet të fillojë punën dhe nuk ka asnjë arsye që këto punë të zgjatën”, ka thënë aiAi beson se “Trepça” mund të bëhet një korporatë prosperuese për zhvillimin ekonomik të vendit.

“Duke marrë parasysh mundësitë që ofron Ligji dhe duke marr parasysh potencialet që ka ‘Trepça’ dhe potencialet njerëzore që ka Kosova, unë mendoj që kjo mund të bëhet një korporatë prosperuese me efekte pozitive në zhvillimi e Kosovës”, ka përfunduar ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë