Loading…

Askush nuk mund të na ndalë të qarkullojmë në vendin tonë

  • 02/12/2016 | 17:57

Askush nuk mund të na ndalë të qarkullojmë në vendin tonë

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se inaugurimi i urës dhe fakti që ai mori pjesë aty janë argumente se askush në Kosovë nuk mund ta cenojë lirinë e lëvizjes për qytetarët, raporton Kosovapress.

“Ne ishim në inaugurim të urës e përfunduam atë dhe është një argument që neve askush nuk mund të na ndal të qarkullojmë në vendin tonë dhe t’i vizitojmë vendet tona”, tha Mustafa.

Ndërkohë, bëhet e ditur se serbët në veri e kanë ndërprerë bashkëpunimin e tyre me KFOR-in për shkak të këtij incidenti.

“Përfaqësuesit politik serbë të Kosovës dënojnë ashpër instrumentalizmin e KFOR-it i cili sot ka luajtur një rol politik me rastin e Isa Mustafës i cili pa paralajmërim qëndroi në veri dhe për këtë ndërpritet komunikimi dhe bashkëpunimi me KFOR-in”, thuhet në deklaratën që lëshoi kabineti i kryetarit të Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq, transmeton Gazeta Metro.

“Duke lënë anash politikën, KFOR-i e ka rrënuar kredibilitetin e tij te populli serb në veri”, thuhet në njoftim.

Më herët, Mustafa kishte  injoruar incidentin  që i ndodhi kur ai po shkonte për ta përuruar urën e ndërtuar nga NATO që lidh Zveçanin me Leposaviqin, duke mos e përmendur atë në një publikim në Facebook, transmeton gazeta Metro.

isa

Ndërkohë, banorët serbë ishin mirë të informuar për këtë vizitë dhe kishin organizuar bllokimin e rrugës ku ishte planifikuar të kalonte eskorta e Kryeministrit të Kosovës. Në foto shihet se banorët kanë përdorur një kamion për të bllokuar rrugën, gjë e cila e detyroi Mustafën të kthehej mbrapsht. Ndërkohë, kush i organizoi serbet për të bllokuar eskortën e Kryeministrit, ende mbetet për t’u mësuar. /gazetametro.net

kamion

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë