Loading…

Mustafa shpreh solidaritetin e Kosovës me Mbretërinë e Bashkuar

  • 04/06/2017 | 11:34

Mustafa shpreh solidaritetin e Kosovës me Mbretërinë e Bashkuar

Kryeministri në largim, Isa Mustafa, ka shprehur ngushëllimet dhe solidaritetin e popullit dhe Qeverisë së Kosovës me Mbretërinë e Bashkuar, pas sulmeve të mbrëmshme terroriste në Londër.


Duke theksuar tronditjen e popullit të Kosovës dhe duke dënuar këto akte brutale, kryeministri Mustafa ka thënë se Mbretëria e Bashkuar është djep i lirisë dhe demokracisë, vlera të cilat nuk mund të cenohen nga askush.

“Jemi thellësisht të pikëlluar nga sulmet terroriste në Londër. Mbretëria e Bashkuar është djep i lirisë dhe demokracisë, vlera të cilat nuk mund të cenohen nga askush. Populli dhe Qeveria e Kosovës janë me ju!”, thuhet në mesazhin e kryeministrit Mustafa drejtuar kryeministres britanike, Theresa May.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë