Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se koalicioni LDK-AKR-Alternativa, ka programin e duhur për zhvillimin e shpejtë ekonomik dhe rënien e papunësisë.
Në një publikim në Facebook, Mustafa ka shkruar se koalicioni i tij ka njerëz dhe guxim për të arritur objektivat e programit qeverisës të koalicionit.
“Prioritet i të gjitha prioriteteve për Kosovën është zhvillimi i shpejtë ekonomik dhe rënia e papunësisë në tregues njëshifror. Koalicioni ynë (LDK-AKR-Alternativa) ka programin e qartë për të arritur këto objektiva. Ka njerëz me dije politike, shkencore dhe biznesore. Ka guximin e duhur!” ka shkruar Mustafa. /gazetametro.net