Loading…

Mustafa takohet me Kosnettin: I tregon se deri ku kanë arritur bisedimet me Vetëvendosjen

  • 18/11/2019 | 15:32

Mustafa takohet me Kosnettin: I tregon se deri ku kanë arritur bisedimet me Vetëvendosjen

Kryetari aktual i LDK’së, Isa Mustafa ka zhvilluar një takim në selinë e partisë me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett, transmeton Gazeta Metro.


Mustafa e ka njoftuar Ambasadorin amerikane lidhur me bisedimet e tyre me Lëvizjen Vetëvendosje për formimin e Qeverisë dhe harmonizimin e programeve.

Në takim kanë qenë të pranishëm edhe tre nënkryetarët e partisë, Agim Veliu, Vjosa Osmani dhe Lutfi Haziri.

Komunikata e plotë nga LDK:

Kryetari Isa Mustafa së bashku me nënkryetarët e LDK-së takuan sot Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett.

Gjatë takimit, Kryetari Mustafa njoftoi Ambasadorin Kosnett lidhur me rrjedhën e diskutimeve me Lëvizjen Vetëvendosje sa i përket çështjeve programore. Në veçanti, u diskutua lidhur me harmonizimin e arritur deri tani në fushën e sundimit të ligjit, ekonomisë, çështjeve sociale, arsimit e shëndetësisë.

Kryetari Mustafa shprehi interesimin e LDK-së që Kosova sa më shpejt të ketë institucione funksionale që dalin nga kërkesat e qytetarëve për ndryshim, të shprehura qartë në zgjedhjet e 6 tetorit.

Ai poashtu falenderoi Ambasadën e Shteteve të Bashkuara për përkrahjen e vazhdueshme në të gjitha proceset në të cilat ka kaluar Kosova../gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë