Takimi i paralajmëruar i Isa Mustafës me Shpend Ahmetin ka ndodhur, ata janë parë në restorantin e njëjtë ku u takua ditë më parë Mustafa edhe me Albin Kurtin, shkruan Gazeta Metro.
Ky takim vjen pak para shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës, po ashtu takim ky që ka për qëllim edhe arritjen e ndonjë koalicioni parazgjedhor mes dy partive.
Derisa PSD-ja, që udhëhiqet nga Shpend Ahmeti sot në mesditë pritet të merr vendimin për një koalicion parazgjedhor me AAK-në e Ramush Haradinajn, Ahmeti ndodhet në takim me kreun e LDK-së, Isa Mustafën.
Ky takim po mbahet në Hotel Sirius, dhe ka filluar që shumë kohë./gazetametro.net