Loading…

Mustafa pas takimit me Pacollin: Koalicioni LAA i fortë si në fillim

  • 23/08/2017 | 18:39

Mustafa pas takimit me Pacollin: Koalicioni LAA i fortë si në fillim

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka treguar se është takuar me Behgjet Pacollin dhe ka thënë se koalicioni i krijuar me AKR’në dhe me Alternativën është i fortë aq sa ishte në ditët e fillimit të tij.


Përmes një shkrimi në Facebook, Mustafa ka thënë se qëndrimet e shprehura për t’u krijuar qeveria e vendit, janë shprehje e orientimeve shtet formuese të partnerëve të tyre dhe për këtë, ai ka thënë se LDK nuk e kupton si orientim për thyerje të marrëveshjes së koalicionit dhe perspektivës së tyre të përbashkët.

“LDK, jo vetëm në nivel parlamentar por edhe në zgjedhje lokale do të bashkëpunoj ngushtë me AKR-në në shumë komuna si dhe me Alternativën, atje ku gjejmë interes të përbashkët”, ka shkruar Mustafa.

Ky është statusi i Isa Mustafës i plotë:

Koalicioni i LDK-së me AKR-në si dhe me Alternativën është i fortë sa në ditët e fillimit të tij. Qëndrimet e shprehura për tu krijuar qeveria e vendit, janë shprehje e orientimeve shtetformuese të partnerëve tanë dhe këtë LDK nuk e kupton si orientim për thyerje të marrëveshjes së koaliconit dhe perspektivës sonë të përbashkët strategjike.

LDK, jo vetëm në nivel parlamentar por edhe në zgjedhje lokale do të bashkëpunoj ngushtë me AKR-në në shumë komuna si dhe me Alternativën, atje ku gjejmë interes të përbashkët. Besoj shumë një njerëzit e AKR-së dhe në kompetencën e tyre për qeverisje. Sikurse që besoj se Alternativa do të jetë vlerë shtuese e demokracisë sonë. Ne ndajmë orientime dhe synime të përbashkëtë për vendin, krijojmë sinegji për suksese që i nevojiten Kosovës. Këtë bindje e kisha edhe sot nga takimi miqësor me z. Behxeht Pacoli.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë