Loading…

Mustafa u premton mbështetje qytetarëve të Preshevës

  • 13/12/2016 | 17:43

Mustafa u premton mbështetje qytetarëve të Preshevës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, gjatë ditës së martë, ka takuar  përfaqësuesit e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, deputetin shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Fatmir Hasani, kryetarin e Bujanocit, Shaip Kamberi, kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës, Jonuz Musliu dhe kryetaren e Kuvendit Komunal të Preshevës, Ardita Sinani.

Në takim ishin të pranishëm edhe zëvendëskryeministri Ramiz Kelmendi, ministri Haki Demolli dhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ndërsa u bisedua gjerësisht për koordinimin, bashkëpunimin e gjithanshëm me liderët politikë, si dhe me përkrahjen e Republikës së Kosovës për qytetarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

Kryeminsitri Mustafa theksoi përkushtimin e veçantë për zgjerimin e shumanshëm të bashkëpunimit, duke ofruar mbështetje konkrete për qytetarët që jetojnë në tri komunat, duke shpehur shqetësimin që qytetarët shqiptarë atje ballafaqohen me forma të diskriminimit dhe vështirësi të krijuara si pasojë e politikave të nivelit qendror në Serbi, duke shprehur përkujdesjen maksimale të Kosovës në këtë aspekt.

Ndërsa përfaqësuesit politikë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës e njoftuan kryeministrin Mustafa për sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohen.

Përfaqësuesit shqiptarë kërkuan përkrahje të mëtejme të Kosovës në avancimin e proceseve si dhe tejkalimin e pengesave me të cilat ballafaqohen si pasojë e politikave jo të drejta nga niveli qendror në Beograd.

Gjatë takimit, u fol edhe për fusha konkrete të fuqizimit të bashkëpunimit dhe përkrahjes së Kosovës për qytetarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë