Loading…

Mustafa u tregon kroatëve se si të investojnë në Kosovë

  • 10/02/2017 | 17:16

Mustafa u tregon kroatëve se si të investojnë në Kosovë

Kryeministri Isa Mustafa, priti sot në takim ambasadoren e Kroacisë, Marija Kapitanoviq dhe përfaqësues të disa bizneseve kroate që po qëndrojnë për vizitë në Kosovë.


Sipas njoftimit të zyrës së kryeministrit, gjatë këtij takimi u bisedua për intensifikimin e mëtejmë të bashkëpunimit ekonomik si dhe në fusha të tjera ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë, ndërsa Mustafa informoi të pranishmit me reformat shumëdimensionale ekonomike të cilat janë ndërmarrë në Kosovë.

“Kosova ofron sot kushte shumë të favorshme për investime të huaja, duke pas parasysh edhe hyrjen në fuqi të Ligjit për Investime Strategjike, reformat fiskale si dhe resurset e konsiderueshme njerëzore e natyrore që ka Kosova. Prandaj, duhet të rrisim intensitetin e bashkëpunimit ekonomik, për të arritur nivel më të lartë të shkëmbimeve ekonomike”, tha kryeministri.

Kryeministri Mustafa, po ashtu, ka shprehur mirënjohje për përkrahjen e Kroacisë, duke përfshirë ndihmën shumë të vlefshme të Kroacisë në rrugën integruese evropiane.

Ambasadorja Marije Kapitanoviq dhe përfaqësuesit e bizneseve kroate, vlerësuan reformat e ndërmarra në Kosovë, duke shprehur gatishmërinë e tyre për thellimin e bashkëpunimit ekonomik si dhe mundësitë e investimeve në Kosovë.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë