Loading…

Mustafa uron Bashën në 26 vjetorin e PD-së

  • 12/12/2016 | 20:52

Mustafa uron Bashën në 26 vjetorin e PD-së

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka uruar Partinë Demokratike në Shqipëri, në 26 vjetorin e themelimit të saj

Ai  ka kujtuar fillet e themelimit të kësaj partie.

“26 vjet më parë, më 11 dhjetor 1990, studentët, qytetarët dhe elita intelektuale e Shqipërisë themeluan Partinë Demokratike të Shqipërisë. PD-ja kanalizoi vullnetin dhe vizionin e popullit të Shqipërisë për rrëzimin e diktaturës dhe nisjen e rrugëtimit transformues në shoqëri të hapur, pluraliste, me ekonomi të lirë të tregut dhe në përputhje me të gjitha vlerat europerëndimore”, ka shkruar Mustafa në llogarinë e tij në Facebook.

 Ai ka thënë se PD-ja bashkë me LDK-në dhe parti të tjera simotra në rajon u shndërrua në motor transformues të Shqipërisë duke qenë bartëse e projektit evropianizues dhe euroatlantik.

“Partia Demokratike sot jep kontribut të çmuar në jetën demokratike dhe rrugën e Shqipërisë drejt progresit të gjithanshëm. Urime kryetarit Lulzim Basha dhe të gjithë zyrtarëve e anëtarëve të PD-së. Gëzuar!”, ka përfunduar Mustafa.

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë