Loading…

Mustafa: VV’ja u ndëshkua në zgjedhjet lokale, qytetarët u frikësuan se mund të vijë te një qeverisje arbitrare

  • 03/12/2021 | 10:25

Mustafa: VV’ja u ndëshkua në zgjedhjet lokale, qytetarët u frikësuan se mund të vijë te një qeverisje arbitrare

Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK’së), Isa Mustafa ka thënë se në zgjedhjet lokale gjendja u përmirësua dhe se qytetarët e korrigjuan votën e tyre, shkruan Gazeta Metro. 


Mustafa ka thënë se pas zgjedhjeve lokale u krijua një balanc politik.

“Gjendja tani u përmirësua dhe qytetarët krijuan një balanc politik, sepse nuk është e shëndetshme që një parti të ketë më shumë se gjysmën e votave. Është një e arritur e qytetarëve dhe unë mendoj se këto rezultate tregojnë për pjekurinë e tyre”, ka thënë ai, në KTV.

Tutje ish-kreu i LDK’së, ka thënë se qytetarët u frikësuan që do të vie një qeverisje arbitrare, andaj se votuan VV’në.

“Unë mendoj se VV-ja dhe qeverisja e tyre nuk tregoi kohezion në aspektin e premtimeve dhe pritjet e qytetarëve. Ka pas ngecje edhe në politikat e brendshme e po ashtu edhe në ato të jashtme, është krijuar një frikë se mund të vie te një qeverisje arbitrare. Dhe këto mendoj se kanë ndikuar që të korrigjohet kjo votë”, ka thënë Mustafa.

Kujtojmë që VV doli partia e katërt në zgjedhjet lokale, ndërsa PDK ishte e para dhe LDK e dyta./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë