Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka vizituar fabrikën e prodhimit te çipsave ”Vipa Çips”, në Pestovë të Vushtrrisë.
Por, në prononcimin para medieva Mustafa nuk ka preferuar të flas për çeshtjet aktuale në vend siç është puna e Demarkacionit.
“Nuk shoh arsye që në një ditë si kjo në një vizitë te biznesi të suksesshëm të flas për tema tjera”, ka thënë Kryeministri Mustafa i cili duket që sot nuk ishte në qejf prandaj edhe u bë banal, shkruan Blic.
Kjo ngjau edhe kur ai ka zgjedhur një formë për të komentuar zgjedhjen e homologut të tij serb Aleksandar Vuçiq, në poston e Presidentit të Serbisë.Në pyetjen se si do të ndikojë në dialogun Kosovë – Serbi, zgjedhja e Vuçiqit President i Serbisë, Mustafa ka thënë se kjo nuk do të ndikojë në “rritjen e patateve në Kosovë”.
Kryeministri Isa Mystafa, ka thënë se Kosova ka nevojë për biznese të suksesshme e hapje të vendeve të reja të punës.Ndërsa ka shtuar se do të vazhdojnë përkrahje për biznese me pakon e re fiskale.