Pas rrënimit të murit mbi lumin Ibër të Mitrovicës, kryeministri Isa Mustafa ka folur para mediave.
Bashkë me Ministrin e Mjedisit dhe planifikimit hapësinor Ferat Shala, ai ka prezantuar qendrimet e qeverisë lidhur me rrëzimin e këtij muri.
“Si kryeministër, gjatë muajit janar, kam takuar disa herë kryetarin e Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, të cilit i kam thënë që komuna e tij të merret me rrënimin e murit. Që nga koha kur është kuptuar ndërtimi i këtij muri, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, i ka ndërmarr të gjitha masat që ky mur të rrënohet. Dhe pas negociatave, është arritur pajtimi për detajet e këtij procesi. Muri është paraparë që të rrënohet, dhe është rrënuar, ndërsa ajo pjesë do të ndërtohet siç është planifikuar, sipas ligjeve të Kosovës”, tha Mustafa në konferencë për media, raporton gazetametro.net.
Mustafa ka deklarar se presidenti i vendit Hashim Thaçi, dhe kryeparlamentari Kadri Veseli, kanë qenë pjesë aktive e zhvillimeve rreth murit.
Ndiqeni LIVE vazhdimin e kësaj konference.