Shërbimi australian për mbrojtjen e kafshëve të egra ka publikuar një fotografi të gjarprit me tre sy, i cili është gjetur në autostradë në Australinë veriore, por ka vdekur disa javë më vonë, transmeton Gazeta Metro.
BBC ka bërë të ditur se, sipas ekspertëve, syri i tretë është pasojë e mutacionit të natyrshëm.
Renxherët lokalë gjarprin e kanë gjetur në qytezën Hapti Du, 40 kilometra në juglindje të Darvinit.
Gjarpri i gjatë 40 cnetimetra për shkak të syrit të tretë ka pasur probleme në të ushqyer, kanë thënë zyrtarët e shërbimit australian.
Incizimet me rentgen kanë treguar se që të tre sytë e gjarprit kanë qenë funksionale./gazetametro.net
https://youtu.be/mNhvWufiQZM