Loading…

Muze për Holokaustin në Selanik

  • 17/01/2017 | 17:24

Muze për Holokaustin në Selanik

Në Selanik brenda këtij viti do të ndërtohet një muze për Holokaustin, me  5mijë metra katrorë.


Ky projekt do të jetë i bashkëfinancuar nga qeveria gjermane dhe fondacioni grek i pronarit të anijeve “Niarchos”. Buxheti  do të jetë22 milionë eurosh, ku 10 milionë do të jepen nga Gjermania, ndërtesa me gjashtë kate me material hekuri dhe xhamia është projektuar nga dy shoqëri gjermane dhe izraelite, dhe ndërtimi i saj pritet të nisë brenda harkut kohor të vitit 2017 dhe të përfundojë brenda tre vitesh.

“Muzeu do të shtrihet në perëndim të qytetit, pranë zonës ku niseshin trenat drejt kampeve të përqëndrimit”, sqaroi David Saltiel për media.

Selaniku është i qyteti i dytë më i madh në Greqi dhe kryeqyteti i rajonit të Maqedonisë Qendrore, si dhe kryeqytet i Administratës së decentralizuar të Maqedonisë dhe Thrakisë. Selaniku është qendra e dytë më e madhe ekonomike, industriale, tregtare dhe politike e Greqisë, transmeton gazetametro.net

Qyteti shtrihet përgjatë Gjirit të Selanikut në gjatësinë e 17 km dhe përbëhet prej 13 komunave. Qyteti është i njohur nga përmendoret dhe ndërtesat bizantine dhe otomane.

Holokausti është inciativa më famëkeqe, për shfarosjen e njerëzve në historinë e botës, në kohën e Hitlerit, ku ai në kampet që bënte ushtronte dhunë të tmerrshme ndaj njerëzve. Në këto kampe u mbytën, u torturuan, dhe u bënë eksperimente të gjalla në fushën medicinale. Shumë njerëz për të mos parë skenat e tilla dhe për të mos përjetuar torturat e tilla bënë vetëvrasje./gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë