Loading…

Muzeu Marubi publikon fotografi të rralla të Bekim Fehmiut

  • 02/08/2026 | 16:57

Muzeu Marubi publikon fotografi të rralla të Bekim Fehmiut

Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” ka ndarë me publikun  fotografi të rralla nga arkivi i tij, që dokumentojnë vizitën e aktorit të njohur shqiptar Bekim Fehmiu në Shqipëri në vitin 1972.


I cilësuar “Uliksi shqiptar” i kinemasë botërore, Bekim Fehmiu mbërriti në Shqipëri jo thjesht si aktor në kulmin e famës, por si një njeri në kërkim të rrënjëve të tij.

I lindur në një familje shqiptare dhe i formuar mes Prizrenit e hapësirave të Ballkanit, Fehmiu ishte aktori i parë shqiptar që depërtoi në skenat ndërkombëtare dhe në Hollywood, duke e mbartur gjithmonë me vete identitetin e tij.

Në një kohë kur Shqipëria ishte e izoluar nga bota, ai zgjedh ta vizitojë, si një pjesë të historisë së vet personale. Udhëtimi i tij kalon nga një qytet në tjetrin… deri në Shkodër, aty ku kishte kaluar vitet e para të fëmijërisë.

Në këtë qytet, vizita e tij në Muzeun Historik të Shkodrës është përjetësuar nga objektivi i Angjelin Nenshatit.

Publikimi i kësaj fotografie vjen në një moment kur emri i “Odiseas” rikthehet në vëmendje përmes filmit të Christopher Nolan.

“Shqipëria nuk është më vetëm një kujtesë personale, ajo dëgjohet. Në kolonën zanore përfshihen tinguj të iso-polifonisë shqiptare, një traditë mijëravjeçare e mbrojtur nga UNESCO, e regjistruar posaçërisht në jug të vendit për t’i dhënë filmit një dimension autentik dhe të lashtë. Një lidhje e rrallë krijohet: nga zëri i maleve shqiptare… tek epika e Homerit. Sot, kur Shqipëria është kthyer në një nga destinacionet më të kërkuara turistike, këto histori dëshmojnë se magnetizmi i saj ka ekzistuar gjithmonë. Arkivi i Muzeut Marubi mbetet një dëshmi e gjallë, një hapësirë ku takohen figura botërore, udhëtime të harruara dhe momente që sot marrin kuptim të ri. Sepse në Marubi nuk ruhen vetëm fotografi”, thuhet në postimin e Muzeut Marubi.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë