Loading…

Myftiu i Tiranës shpalos flamurin në shesh: Simboli që bashkon të krishterë e myslimanë!

  • 21/08/2018 | 15:00

Myftiu i Tiranës shpalos flamurin në shesh: Simboli që bashkon të krishterë e myslimanë!

“Është simboli që i ka përbashkuar shqiptarët në Veri e Jug, Lindje e Perëndim…”, ka thënë myftiu Gurra


Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra, gjatë fjalës së tij për besimtarët myslimanë në sheshin “Skënderbej” me rastin e festës së Bajramit, ka dashur të shmangë debatet e një viti më parë, rreth figurës së Skënderbeut, busti i të cilit u tha se u anashkalua.

Gurra në fund të fjalimit ka shpalosur flamurin shqiptar, duke thënë se ai na bashkon të gjithëve.

“Është simboli që i ka përbashkuar shqiptarët në Veri e Jug, Lindje e Perëndim. Është verdikti i dijetarëve tanë të çmuar e të papërsëritshëm. Na ka bashkuar myslimanë e të krishterë për të jetuar në paqe në një atdhe të përbashkët, ku secili gjen Zotin në mënyrën më të drejtë”, tha ai, që ka përmendur edhe disa figura katolike, si Gjergj
Fishta.

“Historia e këtij vendi është shkruar me gjakun e djersën e Haxhi Vebi Dibrës, e At Gjergj Fishtës, e
dhjetëra e dhjetëra të tjerëve”, u shpreh Gurra.

Ai tha se shqiptarët, myslimanë a të krishterë qofshin, kanë nevojë për dashuri.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë