Loading…

Nadal flet sërisht për Djokovicin: Australian Open do të jetë një turne i mrekullueshëm me ose pa të

  • 15/01/2022 | 10:35

Nadal flet sërisht për Djokovicin: Australian Open do të jetë një turne i mrekullueshëm me ose pa të

Rafael Nadal ka folur sërisht për situatën e Novak Djokovicit, të cilit i është refuzuar viza dy herë në Australi dhe është në prag të kthimit nga atje.


Nadal ashtu si edhe në deklarimin e parë ia ka bërë të qartë Djokovicit se vaksinimi është rruga e duhur kundër COVID-19.

Ai ka thënë se tenisi nuk është më i rëndësishëm se situate botërore.

“Tenisi nuk është më i rëndësishëm se situata botërore. Nëse ka ndonjë zgjidhje, është vaksina”, tha Nadal.

Nadal ka thënë po ashtu se as ai vet apo ndonjë lojtarë tjetër nuk është më i rëndësishëm se një ngjarje.

“Ju them një gjë, është shumë e qartë që Novak Djokoviç është një nga lojtarët më të mirë në histori, pa dyshim. Por nuk ka asnjë lojtar në histori që është më i rëndësishëm se një ngjarje, apo jo? Lojtari luan një kohë dhe pastaj largohet dhe lojtarët e tjerë vijnë. Askush, madje as Roger (Federer), Novak (Djokovic), unë, Bjorn Borg, i cili ishte i mrekullueshëm në atë kohë, tenisi vazhdon. Australian Open është shumë më i rëndësishëm se çdo lojtar. Nëse ai luan më në fund, është mirë. Nëse jo, Australian Open do të jetë një turne i mrekullueshëm me ose pa të”.

Djokovic është dërguar sërish në mbajtje deri te një vendim të radhës, nëse do të lejohet të luajë në Australian Open apo përfundimisht, do të detyrohet të largohet nga Australia.

Australia nuk lejon shtetas të huajë të hyjnë në territorin e saj nëse nuk janë të vaksionuar dhe për këtë viza i është anuluar dy herë Djokovicit, që këtë të dielë do të bëjë ankesën e fundit para se të hënën të nisë Australian Open.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë