Loading…

Naftëtarët me arkë fiskale

  • 23/11/2016 | 09:51

Naftëtarët me arkë fiskale

Naftëtarët kan pranuar që të fiskalizohen pas shum kundërvështimeve të vazhdueshmë për t’u pajisur me arka fiskale. Përfaqësues të Shoqatës së Naftëtarëve kanë thënë se pas uljes së çmimit të arkave fiskale është larguar monopoli në treg.

Zyrtarët e Administratës Tatimore të Kosovës kanë thënë se pas vizitave dhe aktiviteteve të shtuara të inspektorëve tatimorë në terren vërehet interesim i të gjitha bizneseve, sidomos i atyre që si aktivitet kryesor kanë shitjen me pakicë të derivateve që t’i instalojnë sistemet fiskale shkruan gazeta Zëri.

Ndërsa zëdhënësja e ATK-së, Valentina Bytyqi-Sefa ka thënë se numri i bizneseve të fiskalizuara me sisteme fiskale – derivate ka arritur mbi 60 biznese, ku nëpër njësitë apo pikat e tyre janë të instaluara rreth 240 sisteme fiskale.

“Procesi i fiskalizimit është proces permanent, i cili ndërlidhet me paraqitjen e bizneseve të reja në treg (regjistrimin e tyre), hapjen e njësive të reja, si dhe daljen nga tregu të atyre ekzistueseve (ndërprerjen e veprimtarisë apo heqjen dorë nga mënyra e shitjes me para të gatshme). Numri i bizneseve të fiskalizuara me sisteme fiskale – derivate ka arritur mbi 60 biznese, ku nëpër njësitë apo pikat e tyre janë të instaluara rreth 240 sisteme fiskale”, ka thënë ajo.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë