Loading…
Naftëtarëve s’po u pëlqen të hetohen për çmimin e naftës
  • 07/03/2019 | 23:22

Naftëtarëve s’po u pëlqen të hetohen për çmimin e naftës

Vendimi i marrë nga Autoriteti Kosovar i Konkurrencës për nisjen e hetimeve për shkak të dyshimit se naftarët janë marrë vesh të mos e ulin çmimin, po kundërshtohet nga këta të fundit, transmeton Gazeta Metro.


Përmes shoqatës së naftarëve, ata janë ankuar për këtë duke mohuar se kanë marrëveshje të fshehur për çmimet.

Ata, gjatë një takimi me drejtuesit e Odës Ekonomike kërkuan nga ekzekutivi i vendit që të bëjë të mundur ndërrimin e pikave të karburanteve duke krijuar hapësirë më të madhe ndërmjet tyre.

Sipas tyre, Kosova, si vend i vogël, ka shumë pika të karburanteve.

Në Odën Ekonomike kanë rikujtuar se ekonomia e tregut lejon që çmimet të përcaktohen nga vetë naftëtarët, raporton KTV.

Ditë më parë, Autoriteti i Konkurrencës nisi hetimet ndaj shitësve të derivateve, me dyshimin se tregtarët e naftës janë duke bërë shkelje të Ligjit të konkurrencës, duke mos ulur çmimin e naftës, proporcionalisht me uljen e çmimit që është bërë në tregjet ndërkombëtare.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë