Loading…

Naim Abazi rrëfen njohjen me Mihrije Brahën: Ishte dashuri me shikim të parë

  • 11/11/2021 | 10:20

Naim Abazi rrëfen njohjen me Mihrije Brahën: Ishte dashuri me shikim të parë

Këngëtari Naim Abazi dhe bashkëshortja e tij, Mihrije Braha, janë të martuar prej vitesh dhe momentalisht janë një nga çiftet më të pëlqyera të estradës.

Ata edhe këtë fundvit janë duke u përgatitur për projekte të reja, gjersa komentohen më shumë për jetën private.

Çifti i njohur së fundmi kanë dhënë një intervistë për ABC, ndërsa kanë rrëfyer për njohjen e takimin e tyre të parë.

Në pyetjen se cila ishte gjëja e parë që kanë pëlqyer te njëri-tjetri kur janë njohur për herë të parë, ata dhanë përgjigje mjaft interesante.

Artistja e mirënjohur tha se ka pëlqyer fillimisht zërin e tij duke shtuar: “Për mua fillimisht zëri, pa e parë fare.. pastaj edhe karakteri”.

Ndërkohë që Naimi theksoi se ishte bukuria e saj që i ka rënë në sy dhe se ishte dashuri me shikim të parë.

“Për mua sa e kam parë, bukuria, jam dashuruar menjëherë”, vazhdoi Abazi.

Të njëjtit nga ky fryt i dashurisë kanë vetëm një djalë të quajtur, Plator.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë