Loading…

Naim Bazajt i shpërblehet rikthimi në PDK, i punësohet vëllai në Postë (DOKUMENT)

  • 26/03/2017 | 12:31

Naim Bazajt i shpërblehet rikthimi në PDK, i punësohet vëllai në Postë (DOKUMENT)

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Drenasit, Naim Bazaj, i cili para disa muajsh ishte larguar nga PDK për të garuar për kryetar të Drenasit, e që më pas u tërhoq nga gara, duket se nuk e ka bërë pa ndonjë interes.

Gazeta Blic nga burime të sigurta ka marrë vesh se para disa javësh në Postën e Kosovës është punësuar vëllai i Naim Bazajt, Fitim Bazaj. Madje, është siguruar edhe listën e të punësuarve në Postë, ku Fitim Bazaj e mban postin e postierit me orar jo të plotë.1 orë më parë PDK sot do të marrë një vendim të rëndësishëm! “Para disa javësh është punësuar në Postë, vëllai i Naim Bazajt, Fitimi.

Bashkë me të, këto ditë janë punësuar edhe disa njerëz të tjerë të PDK-së”, tha ky burim i Gazetës Blic, brenda Postës së Kosovë.

Ndryshe, Naim Bazaj në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Drenasit, i kishte hyrë garës, madje duke akuzuar rëndë PDK-në.Mirëpo, i është dashur vetëm një takim me kreun e PDK-së, Kadri Veseli që Bazaj të tërhiqe nga kjo garë, dhe kësisoj ta mbështes kandidatin e partisë më të madhe në vend, Ramiz Lladrovcin.

17474849_1469255409780658_346199781_n

17505798_1469267783112754_1872625342_n

17554809_1469255753113957_1313065913_n

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë