Figura e njërit nga përfaqësuesit kryesor të Rilindjes Shqiptare, Naim Frashëri gjendet në monedhat e Iranit.
Naim Frashëri ka qenë njëri ndër poetët më të shquar shqiptarë, i cili ka shkruar në gjuhën turke dhe greke, por ka shkruar edhe në atë persiane.
Kjo është dëshmuar nga vepra e tij poetike “Tehajjulat” dhe gramatika e gjuhës persiane.
Për këtë arsye, poeti ynë kujtohet e nderohet edhe në ditët e sotme në Iran për kontributin e tij në këtë gjuhë, i cili e konsideroi një gjuhë të ëmbël në hyrje të gramatikës përkatëse.
Ndërkohë, në librin e tij vihet re një persishte mjaft e mirë dhe e bukur në përdorim dhe nuk dallon aspak nga persishtja e iranianëve.
Në shenjë nderimi, shteti i Iranit ka vendosur portreti e tij në një nga monedhat iraniane.