Loading…

“Nale pash Allahun, Faton”: Kosovari frikësohet nga shpejtësia e BMW’së

  • 01/12/2020 | 09:01

“Nale pash Allahun, Faton”:  Kosovari frikësohet nga  shpejtësia e BMW’së

“Nale pash Allahun, Faton”, janë disa nga fjalët e një kosovari i cili frikësohet nga shpejtësia e madhe që po zhvillonte shoferi me BMW’në e tij, në autostradën tonë, shkruan Gazeta Metro.


Janë shumë raste ku janë publikuar video, derisa kosovarët shihen duke u frikësuar nga shpejtësia e madhe e veturave të ndryshme.

Në grupin “Marakli t’kerreve” në Facebook, së fundi është publikuar një video tjetër sa qesharake por edhe e “rrezikshme”.

Shoferi kosovar me BMW’në e tij po shkelte shpejtësinë mbi 200 kilometra në orë, në njërën prej autostradave në Kosovë. E kjo nuk po i pëlqente pasagjerit që ishte ulur afër tij.

“Nale pash Allahun, Faton. 200 pasha Zotin”, janë disa nga fjalët e pasagjerit që duket se po frikësohet nga shpejtësia e madhe.

Pamjet janë bërë virale në rrjetet sociale, derisa edhe ju mund t’i shihni më poshtë. //gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë