Loading…

Nani: Ronaldo të gjitha lëvizjet i mësoi nga unë

  • 25/03/2020 | 13:16

Nani: Ronaldo të gjitha lëvizjet i mësoi nga unë

Cristiano Ronaldo dhe Luis Nani e kanë njohur njëri tjetrin që në moshë të re, dhe ndërkohë janë bërë miq shumë të mirë.


Në një intervistë dhënë së fundi, Nani ka përzgjedhur pesë lojtarët më të mirë me të cilët ka luajtur në karrierë, me Ronladon, Paul Scholes, Deco, David de Gea dhe Bruno Alves.

Nani bëri shaka pak duke thënë se Ronaldo i ka mësuar të gjitha lëvizjet nga ai.

“Një hap i shpejtë dhe të gjitha aftësitë tjera Ronaldo i mësoi nga unë në një moshë të re. Ai e di këtë”, ka deklaruar Nani, përcjell lajmi.net.

“De Gea në portë, një portier shumë i mirë dhe një nga ë të mirët në botë, por ai duhet të vesh syze sepse nuk sheh pa to. Deco është idhulli im dhe Bruno Alves një mbrojtës i shkëlqyeshëm”.

Nani ka luajtur për Sporting, Manchester United, Valencia, Lazio dhe aktualisht paraqitet te Orlando.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë