Loading…

Napoli – Liverpool: Hysaj mungesa e vetme e italianëve, kampioni udhëton pa katër futbollistë

  • 16/09/2019 | 21:57

Napoli – Liverpool: Hysaj mungesa e vetme e italianëve, kampioni udhëton pa katër futbollistë

Mbrojtësi shqiptar, Elseid Hysaj, do të mungojë në ndeshjen ndaj Liverpoolit në Ligën e Kampionëve, teksa kampioni europian në Itali udhëton me katër mungesa, transmeton Gazeta Metro.


Sezoni i ri në Ligën e Kampionëve fillon nesër(e martë), teksa Napoli e pret në shtëpi kampionin në fuqi të kësaj gare, Liverpoolin për ndeshjen e parë në Grupin E.

Elseid Hysaj është futbollisti i vetëm që do t’i mungojë vendasve në këtë ndeshje, teksa Liverpooli ka udhëtuar me katër mungesa.

Alisson, Origi, Keita e Clyne janë futbollistët që do t’i mungojnë Jurgen Kloppit në këtë ndeshje.

Ndryshe, ndeshja mes Napolit dhe Liverpooli zhvillohet në ‘Sao Paulo’ me fillim prej orës 21:00./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë