Loading…

Napoli triumfon ndaj Fiorentinës, thellohet kriza për Juventusin

  • 16/05/2021 | 15:03

Napoli triumfon ndaj Fiorentinës, thellohet kriza për Juventusin

Napoli e ka regjistruar një fitore shumë të rëndësishme në Serie -A duke e mposhtur Fiorentinën me rezultat 2-0.


Kjo fitore i jep një shtytje të madhe skuadrës së Gennaro Gattusos në luftën e tyre për të kapur një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Italiani Lorenzo Insigne e kaloi Napolin në epërsi në minutën e 56’, kurse Venuti shënoi një autogol për t’ia siguruar tre pikë të reja Napolit.

Me këtë fitore, Napoli arrin në kuotën e 76 pikëve në vendin e tretë duke e komplikuar kështu rrugën e Juventusit për një vend të Ligën e Kampionëve pasi tashmë “Zonja e Vjetër” është në vendin e pesë më 75 pikë kur ka mbetur vetëm edhe një ndeshje në kampionatin italian.

Më të fundit
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë