Loading…
Narcos AL: Një tregim për drogën dhe politikën
  • Nga

  • ARLIND IMERI

  • 15/08/2019 | 15:32

Narcos AL: Një tregim për drogën dhe politikën

Të gjithëve na kujtohen skenat e frikshme të serialit të famshëm Narcos  ku fillimisht një trafikant 
drogë, e më pastaj një BOSS i kokainës arrinë ta blejë pothuajse gjithë shtetin e Kolumbisë. Gjithashtu edhe kur Bossi i drogës Pablo Escobar arrinë përmes parave të drogës të futet edhe 
deputet në parlamentin e këti shteti. 


Shkruan: Arlind Imeri

Por këto janë vetëm skena të fillimit Narcos të regjisorëve Chris Brancato, Carlo Bernard dhe Doug
Miri, ku përmes kësaj seria ata tentuan të ilustronin luftën e Shteteve te Bashkuara të Amerikës dhe
Kolumbisë ndaj organizatës më të madhe të transportimit të drogës e cila njihej me emrin ‘Kartelit i
Medelinit’.

Gati 50 vite më vonë, kjo seri do të realizohej në një ngjarje të vërtetë, por kësaj radhe jo nga
Regjisorë të filmave, gjithashtu ngjarja nuk do të zhvillohej në Kolumbi. Kësaj radhe filmi Narcos
do të realizohej në një vend të Ballkanit Perëndimor, konkretisht në Shqipëri, dhe Pablo Escobar në
këtë ngjarje reale do të quhej Edi Rama.

Ngjashmëria mes këtyre dy personazheve është se të dyja këto personazhe në masë paraqiten si
njerëz të ndershëm dhe se ajo çfarë po thuhet për ta është e orkestruar për të dëmtuar reputacionin
e tyre. Por në fakt edhe për Pablo Escobari e filmit e edhe për Escobarin shqipëtarë punojnë një grup i
madh njerëzish, ministra, deputet, kryetarë bashkisë, policia, prokurorët dhe pothuajse çdo
institucion shtetëror dhe jo vetëm.

Ndërsa kjo strukturë e narko-trafikantëve në Shqipëri ka filluar të shpërfaqet me të madhe dhe Pablo
Escobari shqipëtar nuk po arrinë më takontrolloj.

Pse spo arrinë dot më ta kontrollojë do ta elaburojmë pastaj, portani ti kthehemi ngritjes së
mbretërisë së trafikut të drogës përmes institucioneve të shtetit.

Në shtatorin e vitit 2013, shqipëtarët po kërkonin ndryshime në Shqipëri. Të rraskapitur nga varfëria
ata po e shihnin si formë të zgjidhjes së problemit të varfërisë Partinë Socialiste, parti kjo e dalur nga
komunizmi dhe e fshehur pas një trëndafili në një grusht të shtrënguar fortë.

Shqipëtarët vendosën ta bëjnë ndryshimin dhe i dhanë besimin Edi Ramës, një sharlatani i cili për vite
të tëra qau dhe uluriste rrugëve të Tiranës duke kërkuar që të bëhej të paktën pjesë e qeverisë.
Ai për të arritur tek pushteti, dogji, theu dhe nuk kurseu as jetërat e simpatizantëve të tij. Dhe jo rrallë
herë Shqipëria u gjend përballë kritikave të shumta që vinin nga ndërkombëtarët.

Në fund, Pablo Escobari shqipëtar i fitoi zgjedhjet e që edhe këto zgjedhje u kundërshtuan ashpër nga
Partia Demokratike që e udhëhiqte Sali Berisha si zgjedhje të manipuluara dhe të blera me para të
drogës.

Punën e parë që Pablo shqipëtar bëri ishte shkatërrimi i zonës që gjithë Evropa e njihte për mbjelljen
dhe shpërndarjen e hashashit, Lazaratit.

Ai këtë e bëri që në sy të të tjerëve të dukej sa më i përkushtuar ndaj luftës kundër kultivimit të
lëndëve narkotike. Por, kjo maskë nuk i mbijetoi shumë, pak kohë pasi ai erdhi në pushtet, një
aeroplan ra mbi zonën e Divjakës ku u vërtetua se në të po transportohej drogë. Por ajo çfarë ishte
edhe më interesante, ishte fakti se aeroplani ishte nisur nga Aeroporti i Rinasit dhe iu shmang
plotësisht vijës të cilën ia kishte aprovuar Kontrolli Ajror për fluturim.

Por ai vazhdoi rrugëtimin e tij drejt ëndrrës së tij për tu bërë Pablo Escobari shqipëtar dhe i vetmi i cili këtë film do ta kthente në një ngjarje reale.

Skandalet e drogës për të nuk kishin të ndalur, por Pablo Escobari shqipëtar e mohonte lidhjen e tij
më trafikun e drogës.

Jo shumë kohë më pas , Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri u akuzua për trafik droge ku
vetura e tij u zu e mbushur me drogë dhe duke u vozitur nga një kushëriri i tij me të kaluar kriminale
në shtetin e Italisë, grupi i të cilit po hetohej nga autoritetet Italiane.

Ndërsa skandali i përgjimeve ishte ajo bomba e kurdisur që kishte filluar numërimin nga mbrapa që
nga fillimi i qeverisë Rama II.

Kriminel të ndryshëm ishin përfshirë në zgjedhjet e vitit 2017, para të drogës ishin përdorur për të
blerë votuesit, kandidat për kryetarë të bashkive me të kaluar kriminale nëpër Evropë dhe shumë
skandale të tjera të zbuluara nga gazeta gjermane Bild.

Tani motoja e Partisë Socialiste ‘Shqipëria që duam’ u kthye në ‘Shqipëria që nuk duam’, një
Shqipëri e mbytur në trafik droge dhe një Shqipëri ku Pablo Escobari kontrollon gjithçka, pak a shumë
sikur në serialin Narcos por që fundi i këtij seriali duket të jetë akoma larg. Dhe jo pse shqipëtarët
nuk duan që kjo qeverisje kriminale të marrë fund, por për arsyen se Pablo Escobari shqipëtar ka
hequr trëndafilin rozë nga gushti dhe tani i ka mbetur vetëm një grusht ky më shumë po ngjason me
udhëheqësin famëkeq Kim Jong Un sesa me një lider demokratik i cili do të duhej që synim të kishte
zhvillimin e vendit e jo shkatërrimin.

Këto janë dy sezonet e serialit Narcos AL  por që për dallim nga ai i vërteti, askush nuk lutet që sa
më shpejtë dalë edhe sezoni i tretë, sepse në rastin e Pablo Escobarit shqipëtar, një sezon i tretë do të
ishte fatal për shtetin Shqipëtarët.

(Autori është kolumnist i rregullt i Metros, nga Zvicra)
 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë