Loading…

‘Narkotikun si e merr *** kur përfundon emergjencave’: Mihali e Basha me gjuhë të rrugëve përplasën me Ramën

  • 16/06/2026 | 10:44

‘Narkotikun si e merr ***  kur përfundon emergjencave’: Mihali e Basha me gjuhë të rrugëve përplasën me Ramën

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, mes shqetësimeve për vdekjet që i solli mospastrimi i dheut në autostradën “Ibrahim Rugova”, reagoi me një postim në Facebook ku konsideroi se dikush duhet të japë përgjegjësi për gjendjen, shkruan Gazeta Metro.


Rama ka bërë me dije se largimi i dheut ka ndodhur një ditë pasi humbi jetën një grua.

“Qeveria e propagandës, e kontratave njëburimore dhe e tragjedive që mund të parandaloheshin! Dje Kosova u zgjua me lajmin tragjik të humbjes së jetëve në autostradë. Sot u zgjua me lajmin se heqja e atij dheu, që për vite u la aty pa u trajtuar, do t’u kushtojë qytetarëve 4.67 milionë euro. Një tjetër ditë ku qytetarët paguajnë çmimin me jetë dhe me taksa, ndërsa pushteti vazhdon të jetojë në realitetin e propagandës së vet. Për vite me radhë nuk u largua dheu nga autostrada, por sot gjenden miliona euro për kontrata. Plot 4.67 milionë euro për heqjen e dheut, pasi problemi është zvarritur pafund. Kjo është fotografia më e qartë e një qeverisjeje që reagon vetëm kur është tepër vonë”, ka shkruar ai

 

 

Mjaftoi ky shkrim i të parit të kryeqytetit që e gjithë VV-ja të çohej në këmbë për ta kryqëzuar e shënjestruar me ofendime e kërcënime nga më të ndryshmet.

E para, siç pritej, ishte Dejona Mihali, e cila u lëshua aq thellë në akuza ndaj Ramës duke pyetur: “Narkotikun si e merr?”

“Paske përdorur një tragjedi për të zhgarravitur prapë me ChatGPT. Përparim Rama, ti narkotikun si e merr? Me kontratë njëburimore apo me ofertën me çmimin më të lirë, nga tri ofertat? Hera-herës, kur përfundon emergjencave, duket se me çmimin më të lirë”, ka shkruar Mihali, e cila sërish mori përgjigje nga Rama.

Me pyetjen e njëjtë tash e disa herë, Rama e përballi shefen e VV-së për t’iu treguar qytetarëve “kush je ti?”.

“E ti, Dejona Mihali, t’kom thanë edhe ma herët. Kallxoju kosovarëve kush je, kush ke qenë, çka bën n’Kosovë dhe prej kujt paguhesh?! E më e rëndësishmja, kush je ti që flet dhe vendos për popullin e Kosovës?”, ka shkruar Rama në profilin e tij në Facebook.

Me një përgjigje të shkurtër, “Jam aktiviste e Vetëvendosjes”, Mihali nuk hezitoi t’i replikonte Ramës, derisa lëshoi akuza të rënda e ofendime drejt tij, madje duke përmendur edhe Sami Lushtakun në këtë mes.

“Statusin e fundit e paske shkruar pa ChatGPT, o Përpamiu, që të mbajnë ende në këmbë rrënjët e krimit apo samilushtakëve me horra të tjerë. Dhe drejtorët e prokurimit që janë dosta të kryeprokurorëve. Edhe për pak. Pastaj do të lëshojnë si limon të shtrydhur. Siç u ndodh maskotave si ty. Ndërsa unë jam Dejona Mihali, aktiviste e Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Punoj bashkë me qindra mijëra aktivistë të tjerë, kudo ku jetojnë shqiptarë, brenda e jashtë Kosovës, çdo ditë që njerëz si ty mos ta kenë të gjatë në institucione publike”, ka shkruar Mihali.

Kërcënimeve ndaj kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, i është bashkuar edhe ministri në detyrë i Infrastrukturës, Dimal Basha.

Në një postim në Facebook, Basha ka thënë se pas reformës në drejtësi, Rama do të përfundojë duke shkruar letra nga burgu.

“Përparim Rama, mu m’ka bë ministër Albin Kurti, a ty kryetar pazaret e natës me PDK-në. Ti ju shërben atyre, unë qytetarëve. Pse e mashtron Lumirin e ia përjashton drejtorat, ne s’lejojmë me lu çibrita. Edhe pak, se me do reforma në drejtësi, ti nuk shkrun më statusa në Facebook, por letra n’burg!”, ka shkruar Basha.

Ndaj këtyre deklarimeve ka reaguar shkurt kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Ai e ka quajtur Bashën të paaftë dhe manipulues, duke thënë se ai është “fatkeqësi për këtë vend”.

“Dimal Basha jeni të paaftë dhe manipulues! Jeni fatkeqësia e këtij vendi. Pikë”, ka shkruar Rama në Facebook./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë