Loading…

NASA hap kasafortat për gjeologët, do ti kenë në duar mostrat nga Hëna për herë të parë

  • 26/06/2019 | 12:28

NASA hap kasafortat për gjeologët, do ti kenë në duar mostrat nga Hëna për herë të parë

Në kasafortat e qendrës së NASA në Johnson Space Center gjendet një thesar që pak kush e ka parë e më pak e kanë prekur, ky laborator i kufizuar mban qindra kilogramë mostra gurësh të mbledhur nga astronautët e misioneve Apollo gati gjysmë shekulli më parë, NASA tash do të lejoj qasjen në mostrat hënore që gjeologët t’i studiojnë me teknologji të shekullit 21, transmeton Gazeta Metro.


Në përvjetorin e shkeljes së njeriut në Hënë, NASA do të hapë kasafortat e veta, kujdestari i misionit Apollo në NASA, Ryan Ziegler, deklaroi se “është e rastësishme që po i hapim për 50 vjetor, por çka është rëndësishme se përvjetori ka rritur vëmendjen pasi po kthehemi në hënë përsëri”.

Detyrat e Ziegler është që të përkujdeset se atë çka e sollën nga Hëna astronautët e misionit legjendar Apollo, prej 1969 deri më 1972, mostra këto që peshojnë 382 kg, po ashtu ai do të kujdeset që shkencëtarët të kenë në duar mostrat më të mira. Disa prej mostrave të gurëve e dheut janë paketuar në vakum kur ishin marrë në hënë dhe nuk janë hapur asnjëherë.

Ziegler tha se teknologjia e sotme është shumë më e përparuar se në shekullin e kaluar, ai shtoi “mund të arrijmë sot me një miligram sot sa atëherë me 1 gram atëherë”.

Shumica e mostrave që do ti ndahet gjatë vitit të ardhshëm do të jenë nga misioni Apollo 17, fluturimi i fundit për në Hënë e i vetmi mision që kishte në ekuipazh një gjeolog, Harrison Schmitt.

NASA ka përzgjedhur nëntë ekipe kërkimore nga SHBA’ja, të cilëve do të iu dorëzohen sasi të ndryshme të mostrave nga Hëna./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë