Loading…

NASA krijon motorin e pamundur, prodhon energji nga hiçi

  • 09/12/2016 | 22:00

NASA krijon motorin e pamundur, prodhon energji nga hiçi

 Motori i “pamundur”, “EmDrive” që është në gjendje të prodhojë energji nga asgjëja kalon testet e para në qendrën “Johnson” të NASA-s.

Rezultatet e para të publikuar në revistën shkencore “Journal of Propulsion and Power” tregojnë se kjo pajisje, që është në gjendje të thyejë disa nga parimet thelbësore të fizikës, funksionon ndonëse është edne shumë e dobët.

Madje këto të dhëna po fillojnë të joshin krejt komunitetin shkencor, por ka ende shumë dyshime.

“Duket shumë e bukur për të qenë e vërtetë. Në këtë rast do të ishte një revolucion për krejt njerëzimin”, deklaron eksperti i propulsorëve hapësinorë, Giancarlo Genta, i Politeknikut të Torinës.

Lindur nga një ide e inxhinierit britanik, Roger Shawyer, motori “EmDrive” është në gjendje të prodhojë lëvizje pa pasur nevojë për asnjë lloj shtytësi. Një teknologji, që nëse do të funksionojë me të vërtetë, do të revoluciononte krejtësisht botën e fizikës.

I pritur fillimisht me ftohtësi nga shkencëtarët, “EmDrive” po krijon hapësirë gjithnjë edhe më të madhe në debatin shkencor.

Testet e kryera këto vite i kishin lënë hapësirë kritikëve por matjet e reja që u kryen në qendrën “Johnson” mund të jenë një pikë nisje e re.

“Ndonëse shtyrja fillestare është shumë e vogël, duket sa ka me të vërtetë potencial”, shtoi Genta.

“Është normale që ka ende shumë dyshime mbi këtë, është një skepticizëm i shëndetshëm”, vazhdoi ai.

“Por tani ka një studim të publikuar në një revistë me emër dhe nga një institucion që vë në lojë autoritetin e tij”, theksoi eksperti.

 

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
marketin[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë