NASA ka lansuar teleskopin hapësinor Nancy Grace Roman, i cili pritet të ndihmojë shkencëtarët të zbulojnë më shumë rreth energjisë së errët, materies së errët dhe planetëve jashtë Sistemit Diellor.
Teleskopi u nis më 30 gusht 2026 me raketën Falcon Heavy të kompanisë SpaceX.
I pajisur me teknologji të avancuar infra të kuqe dhe një fushë të gjerë vëzhgimi, instrumenti do të mundësojë studimin e galaktikave dhe historisë së zgjerimit të universit. Shkencëtarët shpresojnë gjithashtu të zbulojnë mijëra ekzoplanetë dhe të studiojnë vrimat e zeza përmes vëzhgimit të qendrës së Rrugës së Qumështit.
Një nga veçoritë kryesore të teleskopit është aftësia për të transmetuar rreth 1.4 terabajt të dhëna çdo ditë, të cilat do të jenë në dispozicion të studiuesve dhe astronomëve qytetarë në mbarë botën. Kjo do t’u mundësojë ekipeve shkencore të analizojnë sasi të mëdha informacioni dhe të kërkojnë fenomene të reja kozmike.
Projekti, i emërtuar sipas astronomes së parë kryesore të NASA-s, Nancy Grace Roman, është planifikuar të zhvillojë një mision shkencor pesëvjeçar. Teleskopi pritet të kontribuojë në përgjigjen e disa prej pyetjeve më të mëdha të astronomisë moderne