Loading…

Nasa publikon videon e momentit të uljes në Mars

  • 23/02/2021 | 12:52

Nasa publikon videon e momentit të uljes në Mars

NASA e ka zbuluar videon nga ulja e fluturakes Perseverance në planetin Mars.


Kjo është hera e parë që njerëzimi po mundet ta shohë arritjen në Mars në këtë mënyrë, falë edhe një numri kamerash që ishin vendosur në fluturake, shkruan The Independent.

Videoja shfaq po ashtu fluturaken teksa lëshohet drejt planetit, duke i përdorur parashutat dhe motorët për të ngadalësuar rënien, e më pas prek në sipërfaqen e planetit të kuq.

Në këtë mënyrë, është ofruar “një ide se si është që të ulës në Jezer Crater”, ka thënë Mat Wallace, zëvendësmenaxheri i projektit për këtë mision.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë