Loading…

NASA zbulon kostumet e reja të astronautëve për misionin Artemis III në Hënë së pari, pastaj në Mars

  • 17/03/2023 | 23:26

NASA zbulon kostumet e reja të astronautëve për misionin Artemis III në Hënë së pari, pastaj në Mars

Dizajni i ri ka një pamje tjetër nga kostumet e famshme që i mbajtën të famshmit që u shëtitën në Hënë shekullin e kaluar. Një prototip tjetër është përfunduar nga kompania Axiom Space nga Texas, transmeton Gazeta Metro.


NASA dhe kompania nga shteti i Texas, Axiom Space, kanë zbuluar një dizajn të ri të kostumit hapësinor që përmban edhe teknologji të re. Ky kostum do u dorëzohet astronautëve për trajnim në këtë verë dhe është parashikuar të shfrytëzohet për misionin Artemis III.

Misioni Artemis III i NASA që u njoftua së pari vitin e kaluar do të kontribuojë në zhvillimin e një prezence të vazhdueshme e afatgjate në Hënë dhe për misionet e ardhme me ekuipazh drejt planetit Mars.

Që të 13 lokacionet e përzgjedhura si vende të zbritjes në Hënë nga misioni Arrtemis III ka tipare gjeologjike dhe është brenda 6 gradëve të gjerësisë së polit jugor të Hënës. NASA ka theksuar se këto përzgjedhje të rajoneve ofrojnë opcione për mundësi potenciale lansimi.

NASA ka theksuar se Artemis III, me orar të nisjes në dhjetor të 2025’së, do të jenë të parat në varg të misioneve për të dërguar astronautët në Hënë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë