Loading…

NASA zbulon një objekt të çuditshëm në planetin Mars |FOTO

  • 02/12/2018 | 20:59

NASA zbulon një objekt të çuditshëm në planetin Mars |FOTO

Nasa ka zbuluar një objekt të çuditshëm dhe me shkëlqim që shtrihet në sipërfaqen e Marsit.


Guri i shndritshëm është i dukshëm në sipërfaqen e planetit të kuq.

Tani ekipi i Curiosity synon të bëjë një vështrim më të qartë të objektit me shpresën për të gjetur se çfarë është.

“Mendohet se mund të jetë një meteor sepse është kaq i shndritshëm,” shkroi Suzanne Schwenzer, një nga anëtarët e ekipit, në blogn e misionit të NASA-s.

“Por prova do të vijë vetëm nga kimia e tij.”, ka shtuar ai.

Objekti, me nofkën “Little Colonsay”, tashmë është vënë në shënjestër të shkencëtarëve që po e kontrollojnë atë.

Curiosity realizoi një foto të objektit me shtresën e tij që shkëlqen mes pluhurit dhe shkëmbinjve të sipërfaqes marsiane.

Por do bëhen verifikime të tjera në përpjekje për të kuptuar kiminë e tij.

Kjo do të bëhet duke përdorur ChemCam, një grup mjetesh që mund t’i shqyrtojnë objektet nga distanca.

 

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë