Loading…
NASA zbulon planet e mëdha: ‘Do të shkojmë në Mars më 2033’
  • 04/04/2019 | 09:18

NASA zbulon planet e mëdha: ‘Do të shkojmë në Mars më 2033’

“Zbritjen në Mars mund ta avancojmë ashtu që do ta avancojmë zbritjen në Hënë. Hëna është poligoni provues”, ka shtuar ish përfaaqësuesi republikan, të cilin e ka emëruar Donald Trump, transmeton Gazeta Metro

Kthimi i astronautëve amerikanë në Hënë, i paralajmëruar për vitin 2024, duhet të përgatisë shkuarjen e njerëzve të parë në Mars në vitin 2033, ka thënë të martën drejtori i agjencisë amerikane të hapësirës NASA Jim Bridenstine.

“Dëshirojmë të zbresim më Mars në vitin 2033”, ka thënë kreu i NASA-s gjatë një seance në Kongresin amerikan.

“Zbritjen në Mars mund ta avancojmë ashtu që do ta avancojmë zbritjen në Hënë. Hëna është poligoni provues”, ka shtuar ish përfaaqësuesi republikan, të cilin e ka emëruar Donald Trump.

NASA është nën presion nga java e kaluar, kur presidenti amerikan nëpërmjet të nënpresidentit të tij Mike Pence për katër vite ka shkurtuar planin kohor të kthimit në Hënë, nga vit 2028 në 2024, që do të jetë viti i dyrë i mandatit të Trumpit në qoftë se e fiton.

Misioni në Mars do të zgjasë së paky dy vite, sepse vetëm për lfuturim deri në Planetin e kuq nevojiten gjashtë muaj, ndërsa fluturimi në Hënë zgjat tri ditë.

Fluturimi dhe kthimi nga Marsi është i mundur vetëm kur planeti është në anën e njëjtë të Diellit si edhe Toka, gjë që përafërsisht ndodh në çdo 26 muaj dhe do të ndodhë në vitin 2031, pastaj më 2033 etj.

Në pyetjen e kryetares së këshillit për shkencë të Dhomës së përfaqësuesve Eddie Bernice Johnson se sa do të kushtojë e tëra, kreu i NASA-s ka thënë se do t’i njoftojnë më 15 prill./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë