Loading…

Naser Kelmendi kthehet në Dubravë shkaku i problemeve shëndetësore

  • 15/03/2017 | 15:06

Naser Kelmendi kthehet në Dubravë shkaku i problemeve shëndetësore

I akuzuari për vrasje, krim të organizuar, shitje dhe prodhim të drogës dhe menaxhimin e mbikëqyrjen e rrjetit të narkotikëve, Naser Kelmendi, është rikthyer në Burgun e Dubravës me vendim të Gjykatës së Apelit. Më 28 shkurt të këtij viti, ndaj Kelmendit u mor vendim që i akuzuari të dalë në arrest shtëpiak. 


Më 28 shkurt, Gjykata Themelore në Prishtinë ka miratuar kërkesën e mbrojtjes së të akuzuarit, Naser Kelmendi për ta ndryshuar masën e sigurisë nga paraburgimi në arrest shtëpiak, mirëpo tani Gjykata e Apelit ka vendosur që Kelmendi të kthehet në burgun e Dubravës.

Arsyet e kthimit në Dubravë, avokati i tij, Besnik Berisha i ka treguar për Gazetën Express. Ai ka thënë se Kelmendi është në trajtim mjekësor në Dubravë, në spital, pasi ka pasur indikacione për kontrolle që është dashtë t’i bëjë, për të cilat gjykata ka vendosur që të kryhen në Dubravë.

“Naser Kelmendi është në trajtim mjekësor në Burgun e Dubravës, në spital, pasi ka pasur indikacione për kontrollet shëndetësore që është dashtë me i bë. Në masën në të cilën ka qenë, është vendos që kontrollet me t’i kryej atje”, ka thënë Berisha për Express.

Berisha ka treguar se në urdhër shkruan se Gjykata vendos më vonë, varësisht prej rrethanave se kur do të merret vendimi tjetër për Kelmendin.

Naser Kelmendi u arrestua nga Policia e Kosovës më 6 maj 2013, në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar, të lëshuar nga autoritetet boshnjake.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë